Bebet e lindura prematurë, Dautllari: Janë shtuar lindjet para kohe, ja shkaqet
Lindjet përpara javës së 37 të shtatzënisë, të cilat konsiderohen prematurë, pasi organet e bebit nuk janë formësuar siç duhet, po bëhen gjithmonë e më të zakonta.
Sipas statistikave, një në dhjetë fëmijë lind para kohe dhe ky është shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve deri në moshën 5-vjeçare.
“Mund të jetë një lindje premature spontane për shkak të fillimit të aktivitetit të lindjes, por mundtë vijë edhe si rezultat i arsyeve shëndetësore”,-tha Jonida Dautllari, gjinekologe.
Lindjet e parakohshme, vijnë si pasojë e shumë shkaqeve.
“Siç mund të jenë sëmundjet kronike të nënës, shtatëzënitë përpara moshës 18 vjeç, apo në moshën mbi 40 vjeç. Nënat që kanë histori të mëparshme të lindjeve para kohe apo të aborteve të vonshme në shtatzënitë e mëparshme apo të lindjeve premature”,-tha gjinekologia.
Fëmijët që lindin para kohe kërkojnë trajtim intensive në inkubator, por avancimi i teknologjisë ka bërë, që shumë prej tyre t’ia dalin.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit në shkallë globale lindin para kohe rreth 15 milionë foshnja. Ekspertët thonë se komplikimet prej lindjes së parakohshme, janë ndër shkaqet kryesore të vdekjes së foshnjave në pesë vitet e para të jetës.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni