U përplasën fizikisht dhe 2 ditë më parë, detaje nga konflikti ku u vra 14-vjeçari
Detaje të reja janë zbardhur mbi ngjarjen tronditëse të vrasjes së një 14-vjeçari jashtë ambienteve të shkollës 9 vjeçare ‘Fan Noli’ në Tiranë.
Konflikti mes adoleshentëve ka nisur që prej një jave në rrjetet sociale, konflikt i cili u shkaktua për motive banale. Dy ditë më parë, autori i dyshuar dhe viktima, të dy të rinj, janë përballur me njëri-tjetrin, ndërsa ditën e sotme janë konfliktuar edhe gjatë kohës së pushimit të gjatë në shkollë.
Gjatë këtij momenti ka pasur ndërhyrje të oficerit të sigurisë së shkollës dhe për një kohë shumë të shkrutër është shuar dhe konflikti, duke e bërë kështu dhe ardhjen e policisë si të panevojshme.
Vetëm pak minuta ka zgjatur ndërprerja e zënkës së tyre kur një nga autorët e dyshuar ka lajmëruar shokët e tij nga një tjetër shkollë në Sauk të cilët kanë ardhur te shkolla “Fan Noli”. Të rinjt ishin në pritje të viktimës dhe të plagosurit ( shokë me njëri-tjetrin), që të përfundojnë mësimin duke ndodhur kështu dhe plagosja me thikë që shkaktoi humbjen e jetës së 14-vjeçarit dhe plagosjen e bashkëmoshatarit të tij.
LEXONI GJITHASHTU
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve