“U godit me tytën e pistoletës…”, Llabani zbulon detaje për vrasjen te Xhamlliku
Gazetarja Anduena Llabani ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka dhënë më tepër detaje rreth vrasjes së 28-vjeçarit Klajdi Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fani Prendi.
Sipas saj ka të dhëna se Prendi ka qenë i shoqëruar nga dy efektivë të policisë në momentin e ekzekutimit të tij. Sipas gazetares, 28-vjeçari ëhstë qëlluar me tytën e pistoletës gjatë një konflikti të ndodhur rreth 4 ditë më parë me persona të cilët sipas saj i përkasin grupit rival të Ervis Martinaj.
“Lokali ku unë qendroja bashkë me një pjesë të stafit tim, ishte ngjitur me lokalin ku qendronte viktima. Faktikisht në atë zonë ka shumë makina dhe patrulla policie të cilat kontrollojnë rrugën dhe vendosen edhe gjoba madje sepse aty shpesh parkojnë në mënyrë të gabuar. Vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja ne jemi larguar.
Si tha profesor Ervini, ka të dhëna se ai ka qenë me dy përfaqësues të uniformave blu. Ka një arsye se përse ka qenë i shoqëruar nbga efektivë policie. Klajdi është përfshirë në një debat fizik vetëm 4-5 ditë më parë, në një nga rrugicat më të populluara të Tiranës. Personazhet me të cilët ai është konfliktuar janë grup rival i Ervis Martinaj. Ai është goditur me qytën e pistoletës nga personat në fjalë”,-tha Llabani.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar