PS ndryshime të drejtuesve në qarqe, Blendi Gonxhja kalon nga Dibra në Tiranë
Partia Socialiste mund të ndryshojë sërish drejtuesit e fushatës nëpër qarqe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të rradhës.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nuk do të jetë me drejtues politik për qarkun e Dibrës, por do të zhvendoset ne kryeqytet, konkretisht në zonën e Kombinatit, ku ka shërbyer edhe më parë. Gonxhja publikoi foto në rrjete sociale nga një aktivitet partiak në njësinë Nr.6 të Tiranës siç njihet ndryshe si zona e Kombinatit, ku bëri me dije për angazhimin e ri politik.
“Me kolegen Ogerta Manastirliu për angazhimin e ri politik në Tiranë, ku rrisim forcat për qarkun lokomotivë dhe fuqizojmë organizimin në çdo njësi! Kombinati në veçanti, njësia 6, ku do të optimizojmë e zgjerojmë ekipin, me frymën e gjithëpërfshirjes që Partia Socialiste e jetëzon si asnjë forcë tjetër politike, mes shokësh të çmuar të disa fushatave fitimtare që na lidh misioni i përbashkët për tu qenë pranë qytetarëve dhe komunitetit, nga role e detyra të ndryshme që burojnë nga votëbesimi elektoral e demokratik”, e mbyll postimin e tij Blendi Gonxhja.
LEXONI GJITHASHTU:
- “100 dhe 150 euro bonus për fundvit”- Rama vlerëson reformën e pensioneve
- PS dhe PD bien dakord për votën e diasporës, Gjiknuri: Jemi shumë afër realizimit
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit