Tezja e 14-vjeçarit të vrarë humb ndjenjat në protestë, largohet me ambulancë

21 Nëntor 2024 | 12:54

Dhjetëra qytetarë, prindër dhe fëmijë, morën pjesë këtë të enjte në një marshim nga shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, si shenjë proteste për vrasjen e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij.

E pranishme në protestën përpara ministrisë ishte dhe tezja e 14-vjeçarit, e cila, në një gjendje të rënduar emocionale, shfaqi probleme shëndetësore gjatë protestës. E shoqëruar nga një e afërme e saj, tezja humbi ndjenjat dhe u detyrua të dërgohej me ambulancë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Në deklaratën e shkurtër që mbajti përpara kamerave, ajo, mes lotësh, tha se djali ishte dërguar në shkollë dhe jo në luftë, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

“E çuam në shkollë dhe jo në luftë që të na e therin. Nuk më gjen gjë. Gjithë bota ka mbajtur zi për të, jo vetëm Shqipëria. Ç’më duhet uji, ka katër ditë që Martini nuk pi ujë”, tha ajo.

Kujtojmë se 14-vjeçari u vra ditën e hënë nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti me thikë në ambientet e jashtme pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Dhjetëra prindër dhe fëmijë u bashkuan në protestën e kësaj të enjteje, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026

Protestuesit zhvendosin tubimin nga Parlamenti në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe Unazën e Tiranës (VIDEO)

Duke parë kordonet, masat e shtuara të sigurisë dhe bllokadën e policisë pranë Parlamentit, protestuesit duket se kanë ndryshuar strategjinë e tyre të protestës. Ata...
09:45 | 27/07/2026

Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)

Kur ora shënoi 09:00 këtë të hënë, pika e kalimit kufitar të Kapshticës u rihap dhe vijoi punën normalisht. Menjëherë nisi qarkullimi i mjeteve dhe...
09:15 | 27/07/2026