“Pse BE ndëshkoi Kosovën jo Serbinë për Banjskën”, flet Enida Tahiri
Edita Tahiri e cila është ish-kryenegociatorja e dialogut të Kosovës me Serbinë, ish-zëvendës kryeministre e Kosovës dhe politikane veterane e Partisë Demokratike të Kosovës, ishte këtë të enjte në një intervistë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Ndër të tjera ajo foli edhe për arsyet që shkaktuan sulmin në Banjskë dhe prapaskenat pas tij.
“Serbia në mënyrë djallëzore sulmoi Banjskën dhe tha që këta janë serb por Serbia nuk po bën gjë, ama serbët po kërkojnë asociacionin që Kurti po e vonon. Realisht çfarë ishte prapavija apo qëllimi i fshehur? Ishte krijimi i një konflikti që ti thoshin botës që Veriu s’mund të jetë pjesë e Kosovës, sepse serbët nuk duan të rrinë aty”,-u shpreh ish-kryenegociatorja.
Ajo tha se nga sulmi i Banjskës BE ndëshkoi Kurtin edhe jo BE-në. Sipas saj kjo erdhi pasi sipas saj kryeministri i Kosovës ka bërë një gabim.
“Unë nuk mund ta them direkt, por e dimë. Ai ka bërë një gabim të tillë sa aleatët tanë e kanë parë që kjo situatë nuk ka ardhur vetëm si faji i një pale, por i të dyja palëve. Por nëse ka pasur faj Kosova, a është [përgjegjësia e atij që e ka shtetin ta mbrojë shtetin?”,-tha Tahiri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West