Fronëzohet Mitropoliti i ri i Beratit, Vlorës dhe Kaninës

22 Nëntor 2024 | 16:24

Është kryer fronëzimi i Mitropolitit të ri të Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Asti. Në ceremoninë e organizuar në Katedralen “Shën Dhimitri” në Mitropolinë e Beratit kanë qenë të pranishëm përfaqësues të komunuteteve fetare, klerikët e lartë të Kishës Ortodokse, përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë dhe besimtarë të shumtë ortodoks.

Mesha e shenjtë e fronëzimit të Mitropolitit të ri të Beratit, u kremtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastasi.

Imzot Asti Bakallbashi u zgjodh Mitropoliti i ri Beratit, Vlorës dhe Kaninës në mbledhjen e Sinodit të Hirshëm të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, nën drejtimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Imzot Asti u zgjodh me unanimitet votash në 14 nëntor, disa muaj pas ndarjes nga jeta të arvanitasit Imzot Ignati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026