“Ke mbaruar me 5-a”, Sazan Guri debat me gjuhëtaren: Gjuhën ta studiojnë inxhinierët

22 Nëntor 2024 | 19:06

22 nëntori, është dita e Alfabetit dhe pikërisht në këtë ditë u prezantua edhe fjalori i madh i gjuhës shqipe një projekt leksikografik që përfshin më shumë se 120 mijë fjalë. Pikërisht për të folur për këtë ishte e ftuar në emisionin “People” në Euronews Albania gjuhëtarja, Teuta Toska.

Ajo pati një debat me tone të larta me inxhinierin Sazan Guri, i cili u shpreh se gjuhëtarët nuk kanë metodologjinë e duhur për të studiuar prejardhjen e fjalëve të gjuhës shqipe dhe se kjo punë u takon inxhinierëve, pasi janë këta të fundit që dinë të bëjnë verifikimin e fakteve.

Debati në studio:

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Një nga arsyet se përse njerëzit donë kanë probleme me leximin është se njerëz si zoti Sazan kanë shumë sukses në publik. Pikërisht për faktin që njerëzit janë larguar nga leximi, nga shkenca. ai vlerësimet e tij personale, fantazitë e tij i konsideron të vërteta. Por këto nuk janë shkencë. Këtë gjë unë ia kam shprehur zotit Sazan disa herë. Mund të ketë pa diskutim që grupe tingujsh të përkojnë me të gjitha gjuhët e botës. Sa fjalë të shqipes përkojnë me greqishten? Çfarë do të thotë kjo që ua kemi marrë apo na e kanë marrë? Sazani dhe njerëz të tjerë e përdorin këtë gjë sepse njerëzve u pëlqehet. “Fët e fët” është një onomatope, (imitim i tingujve), në gjuhën shqipe.

Inxhinieri Sazan Guri: I drejtohem zonjës Teutë, ju nuk e bëni dot integrimin, sintetizimin…

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Mos përdorni fjalë të huaja zoti Sazan, këto janë fjalë të huaja.

Inxhinieri Sazan Guri: Çdo fjalë e huaj, e ka burimin te shqipja por ju nuk lejoni të analizohet në detaje. Kur thua fjalën “rekomend”…

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Si ishte se nuk e dëgjova?

Inxhinieri Sazan Guri: Dëgjo pra dëgjo, se në fund të fundit po të ishe e mirë ti nuk do ishe bërë gjuhëtare ti. Ne jemi me 10-ta ti ke qenë me 5-a a me 6-a.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Kam frikë se më ngatërron me dikë tjetër se unë kam qenë studentja më e mirë e brezit tim, e kam zgjedhur gjuhësinë sepse dua gjuhën shqipe.

Inxhinieri Sazan Guri: ti nuk ke metodologji.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: As ju zoti Sazani, ju keni fantazi

Inxhinieri Sazan Guri: Dëgjo moj dëgjo, se ta kam parë mendjen unë

Moderatori Flori Gjini: Mos po e ngatërroni se është gjuhëtarja Teuta Toska.

Inxhinieri Sazan Guri: Pse ata që përmenda unë gjuhëtar ishin? Ata që përmenda janë dy inxhinierë. Nuk janë filolog apo gjuhëtar, janë inxhinier pasi vetëm ata dinë të bëjnë verifikimin e fakteve.

Gjuhëtarja Teuta Toksa: Pra zoti Sazan po thotë që meqë është ai inxhinier, i takon të bëjë ai gjuhësinë.

Inxhinieri Sazan Guri: Po nuk ke faj moj, nuk di ta bësh, nuk e bën dot.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026