Vlorë, murale me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë!
Me afrimin e festave të Nëntorit, një ndër aktivistët për çëshjtet kombëtare, njëherësh artist, Bledar Çakalli po realizon në Vlorë muralen me ngjyrat kuqezi, ku në të pasqyrohen 40 firmëtarët që vulosën Pavarsinë e Shqipërisë. Për të kjo vepër është një thirrje gjaku për të mbajtur gjallë historinë kombëtare.
“Qëllimi është shumë i madh, atdhedashuria nuk është vetëm për festat e Nëntorit, kështu që do të përcjell një mesazh për mbajtjen gjallë të historisë së kombit shqiptar. Janë 40 figurat e Pavarësisë që kanë firmosur që Shqipëria të jetë shtet i pavarur, dhe shumë pak e dinë ose shumë pak i njohin figurat e tjera, përveç Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, që janë dy figura legjendare të kombit”, tha artisti.
Si stërnip i një prej dëshmorëve të luftës, 32-vjeçari e tregon atdhedashurinë në rreshtat që thotë:
“E shoh si detyrë këtë punë, nuk do të përfundojë në datë 28, pritet të përfundojë nga dhjetori. Mjafton ta bësh me dëshirë dhe ta duash dhe ta ndjesh peshën e kombit ose të kauzës që përfaqëson. Mesazhi është shumë i qartë: Ne s’kemi pse fajësojmë Shqipërinë, këtë tokë që është një tokë shumë e vjetër, një histori lavdie, për disa figura që e kanë shkatërruar këtë”, e mbyll fjalën e tij artisti Bledar Çakalli.
Kjo murale me heronjtë Kombëtar që firmosën lirinë e vendit po realizohet përgjatë aksit nacional Vlorë-Orikum ne Jonufër dhe pritet të përfundojë në dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve