Rama takim me diasporën në Londër, dhjetëra shqiptarë protestojnë

24 Nëntor 2024 | 12:03

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një takim me shqiptarët në Londër.

Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen në pranverën e 2025.

Takimi pritet të nisë rreth orës 13:00 me orën tonë lokale, ndërkohë që jashtë ambientit ku do të mbahet takimi dhjetëra shqiptarë kanë organizuar një protestë kundër kryeministrit Rama.

Ky takim vjen pas atyre të zhvilluar më herët në Greqi e Nju Jork, ku gjithashtu pati protesta të organizuara kundër kryeministrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026