Parashikimi i motit për javën, meteorologia: Ja kur nis dimri i vërtet

25 Nëntor 2024 | 10:12

“Edhe pse dielli ndriçon, është një diell që të kafshon”, kështu tha meteorologia, Lajda Porja në një lidhje direkte për Euronews Albania ku bëri edhe parashikimin se si pritet të jetë moti gjatë javës. Sipas saj ditët e fundit të vjeshtës do të vijojnë të jenë të ftohta me temperatura që do të arrijnë deri në 17 gradë celsius.

Sipas saj gjatë javës temperaturat do jenë në një ngritje graduale, por situata pritet të ndryshojë sërish në fundjavë ku përveç temperaturave të ulëta pritet të ketë edhe reshje shiu e dëbore në disa zona.

“Nga dita e nesërme do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave. Rritja do jetë graduale nga dita në ditë. Të martën temperaturat do jenë deri në -2, ditën e mërkurë dhe të enjte do kemi vlerat më të ulëta 0 dhe 1 gradë në zonat malore, megjithatë mëngjeset në zona të thella e fshatra do jenë më të ftohta.

Parashikohet një ndryshim i situatës ditën e premte. dita e premte do të sjellë reshje dhe rrebeshe, në veri të vendit, por edhe në disa zona të qendrës. Rikthehen në fundjavë reshjet e dëborës. Për shkak se e premtja do jetë një ditë tipike vjeshte, e shtuna dhe e diela përkon me futen e dhjetorit menjëherë që në ditët e para me tipare dimri. Dhjetori do futet me temperatura të ulëta. Do ketë zona ku temperaturat do jenë -2 dhe -3”,-tha Lajda Porja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026