Deputeti i PDK zbulon datën: Kurti po planifikon një “Banjska 2”

25 Nëntor 2024 | 10:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), z. Hisen Berisha ka bërë një deklaratë të fortë, në Euronews Now me Esmeralda Mulaj ku u shpreh se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po planifikon një “Banjska 2” për ta përdorur në favor të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për ti shërbyer dhe Aleksandar Vuçiçit që të tejkalojë krizën e protestave në Serbi.

“Nëntë shkurti është një mundësi për ta sjellë ndryshimin e madh për ndaljen e Albin Kurtit dhe axhendës së tij për shkatërrimin e Kosovës. Dhe unë po ju them që Albin Kurti po planifikon në janar një Banjska të dytë, diku në veri të Kosovës apo në pjesë tjera ku ka komuntet serb dhe dihet edhe me datë se kur e planifikon, vetëm e vetëm që ta shpëtoj Vuçicin nga kriza pasi atje kanë filluar përsëri protestat kundër tij dhe ta kthej vëmëndjen te Kosova. Me këtë ai do të krijoj një penallti që ky të ndërhyjë me polici dhe me heroizmin e tij dhe ta rrisi prestigjin e vet për votat e 9 shkurtit. Le të hetohet kjo që po them unë nga insitucionet pasi ai planifikon në mes të datave 6-9 janar një krizë tjetër, një skenar të tipit Banjska që ti mbajë të dy në pushtet, dhe Kurtin dhe Vuçiçin.

Kujtojmë që 9 shkurti i vitit 2025 është data kur do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026