Zyrtarë policie, ish-gjyqtarë e gazetarë, SPAK lëshon 21 masa sigurie

25 Nëntor 2024 | 15:36

Me kërkesë të Prokuroria e Posaçme, GJKKO ka lëshuar 21 masa sigurie në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

SPAK bën me dije se masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:

Arrest me burg –  18 persona (përfshire ish-gjyqtarin Zihni Shahu dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);

Arrest në shtëpi –  1 avokat;

Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore –  për 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.

Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.

SPAK ndërmori këtë të hënë një operacion të madh për goditjen e grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit.

Në prangat përfunduan dy ish-gjyqtarë të Elbasanit, Pajtime Fetahu dhe Zihni Shahu. Ky i fundit ka qenë edhe drejtues i Gjykatës së Elbasanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026