Armando Broja luan ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Everton
Armando Broja ka luajtur dje ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Evertonit, pasi ishte testuar disa herë në miqësore brenda grupit në radhët e skuadrës angleze. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, luajti me ekipin U21 në ndeshjen kundër Watford, në mënyrë që të fillonte të merrte minutat dhe ritmin e ndeshjeve të mirëfillta pas dëmtimti të gjatë në tendinë.
Broja ishte titullar në këtë sfidë, ku e rëndësishme mbi të gjitha ishte që ai të rifillonte të kapte ritmin e ndeshjes, teksa tentoi disa herë të linte shenjën e tij me gjuajtje drejt portës.
Ai luajti vetëm në pjesën e parë dhe klubi i Evertonit shpjegoi se ishte ndërruar në pushim, ashtu siç ishte planifikuar më parë, duke qetësuar tifozët të cilët kërkonin informacione pse ai nuk ishte në fraksionin e dytë të lojës. Broja pritet të vijojë të luajë një minutazh më të gjatë në një ndeshje tjetër të U21, para se t’i bashkohet skuadrës së parë të Everton.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve