Vrisera, fshati pa ujë dhe rrugë, banorët ankohen për mungesë investimesh
Fshati Vrisera, një prej më të banuarve në zonën e Dropullit, përballet me problematika përsa i përket infrastrukturës rrugore dhe furnizimit me ujë. Banorët shprehen të shqetësuar se rruga që lidh fshatin me pjesën tjetër të Dropullit dhe Gjirokastrës është e amortizuar.
Një nga banorët e zonës shprehet se problemin më të madh e kanë me ujin pasi është një situatë që dëmton tokat bujqësore.
“Kemi problemin më të madh të ujit, akoma edhe sot që ranë shirat. Edhe sot nuk kemi, muajt e verës kemi shumë problem sepse as dy orë nuk e lënë, ne me atë ujin edhe vadisim, kemi 5 rrënjë domate. Ngelëm gjithë ditën, vjen dy orë në mëngjes”.
Një tjetër e moshuar shpreh shqetësimin mbi infrastrukturën e zonës pasi vihen re mungesë investimesh në rrugë.
“U prish asfalti dhe nuk e rregulloi askush, asnjëherë. Kësaj rruge që kemi sakatepsur makinat andej poshtë, sa metra janë që nuk rregullohet”.
Një banor i fshatit Vrisera, thekson se nga mungesa e investimeve në rrugë, rrjedhimisht problematika kanë hasur me qarkullimin e makinave.
“Filloi të prishet rruga, kjo copa këtu nuk është rregulluar, vetëm hedhin baltë disa punëtorë. Disa herë në vit nuk kalojnë vetëm makina të mëdha, këtu kalojnë makinat e vogla që vijnë vizitorë, vijnë djemtë tanë nga Greqia që kanë makina të vogla. Shumë herë ikin me defekte ose shkojnë në Gjirokastër, bëjnë riparime dhe ikin”.
Në fshatin Vrisera ushtrojnë aktivitetin e tyre edhe një numër biznesesh ndërsa banorët e cilësojnë me interes turizmin familjar. Investimet në infrastrukturë do të ishin mbështetje për ekonominë lokale në këtë zonë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 18:21 Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill