Tërheqja e bonusit, pensionistët: Po na japin thërrimet që kanë marrë nga taksat
Shpërndarja e bonusit nga 100 euro deri në 150 euro, për pensionistet ka nisur që nga data 1 Dhjetor. Vetëm në ditën e parë kanë qenë rreth 51,357 pensionistë që e kanë tërhequr bonuesin bashkë me pensionin.
Megjithatë shumë prej tyre nuk janë të kënaqur më shumën e dhënë.
“Nuk e kam marrë akoma, e marr në bankë, nuk e di sa do marr shpërblim. Ato lekë as për kafe nuk më dalin, jam vetë e dytë me ato lekë. Si ja dal? Ha, më shiko sa e shëndoshë jam”, thotë një grua.
“E mora, 100 mijë. Unë jam njëri pa njëri, nuk më ndihmon njeri, për ilaçe dola dhe nuk me del hesapi. Ça të bëj, nuk di as unë ça të bëj. Çfarë të blej, ndonjë gjë të vogël, se nuk më del”, thotë një tjetër grua.
“Nuk e kam marrë akoma, bonusin, ça e dua, bonsui është një shpenzim, që po na japin neve, thërrimet që na kanë mbajtur, tvsh, çmimet e larta. I kanë mbledhur dhe na i japin ne, unë marrë 92 mijë lekë, mendo se çfarë marr unë”, thotë një zonjë.
Janë rreth 724,933 pensionistët, nga të cilët 511,173 pensionistë me pension deri 20,000 lekë që do të marrin këtë fundvit bonusin 15,000 Lekë, dhe 213,760 pensionistë me pensione mbi 20,000 lekë që përfitojnë bonusin 10,000 Lekë.
Të gjithë ata 65,763 pensionistë invalidë, 44,561 pensione familjare – gra e burra të ve, fëmijë jetim pavarësisht se sa pension marrin do të kenë bonusin maksimal 15,000 lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar