Ministri Hoxha: Në Shqipëri kemi propagandë Ruse në gjuhën serbe

4 Dhjetor 2024 | 16:48

Dezinformimi përmes mediave online i ndikuar nga propaganda ruse ka arritur të depërtojë deri në Shqipëri. Këtë gjë e konfirmoi Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha gjatë raportimit në Komisionin kundër dezinformimit, drejtuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.

“90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe. Duhet theksuar fakti se Shqipëria është më pak e prekura dhe më pak e ndikuar nga kjo fushatë hibride e Rusisë dhe e satelitëve të saj në rajon. Kohët e fundit, vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon, i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh”, tha Hoxha.

Një situatët e tillë është një sfidë për sigurinë e vendeve demokratike e cila duhet parandaluar.

“Shqipëria si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale dhe duke qenë anëtar i NATO dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar e për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionin social dhe garantimin e vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë kombëtare”, tha Hoxha.

Ministri Hoxha nuk la pa përmendur edhe rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë ku tha se bashkëpunimi i menjëhershëm më ndërkombëtarët ndihmoi në minimizimin e dëmëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026