“Fëmijët kanë shok Tik Tok-un”, Rama: Mbyllja është ndihmë, por jo zgjidhje

5 Dhjetor 2024 | 14:30

Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu ka vijuar këtë të enjte me konsultimet me prindër e mësues në Kamëz për mbylljen e aplikacionit Tik Tok.

Kjo nismë ka nisur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Tiranë pranë shkollës Fan Noli, ku pas një sherri të nisur fillimisht në TikTok disa 14-vjeçar janë konfliktuar fizikisht e për pasojë mbeti i vdekur njëri prej tyre Martin Cani, ndërsa një tjetër u plagos.

Rama tha se ndonëse po hartohet një plan i ri masazh asnjë zgjidhje nuk mund të vijë pa pasur prindër e shkolla më të angazhuara në bashkëpunimin mes tyre.

“Një nga arsyet kryesore që shumë vende të mëdha po përpiqen ta luftojnë këtë fenomen, është shëndeti mendor i fëmijëve. Krijimi i një situate skizofrenike mes realitetit dhe botës virtuale e më pas fillimi i një sjelljeje që përpiqet ta sjellë botën virtualë në botën reale, duke kryer edhe akte kriminale, sikur faktikisht zgjat aventurën e ekranit në jetën reale dhe bëhet personazh që arrin të vrasë e nuk e kupton as çfarë ka bërë.

Megjithatë është pak por e sigurt se në fund të ditës edhe bllokimi i TikTok është një ndihmë por nuk është zgjidhje. Nuk ka asnjë zgjidhje nëse nuk ka përfshirje më shumë e më të drejtpërdrejtë të familjes e të shkollës, e të dyja bashkë së bashku me institucione të tjera duhet të bashkëpunojnë në funksion  të rritjes së perimetrit të sigurisë. Ne po bëjmë një plan të ri masash”,-tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026