Berisha me drejtuesit e qarqeve: Së shpejti nisin takimet me diasporën
Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë një prononcimi nga Selia e PD, tha se së shpejti ai do ndërmarrë turin e takimeve me diasporën. Berisha foli pas takimit me drejtuesit e qarqeve në selinë e PD.
“Pavarësisht se shqiptarët janë jashtë, të dhënat i kanë në Shqipëri. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin në identifikimin e tyre nëpërmjet familjarëvë, listave të votimit etj. Natyrisht takimet janë të pazëvëndësueshme. Ne nuk bëjmë pompozitete siç bën pala tjetër aktivitetet duke shpenzuar shuma kolosale të takasapaguesve qoftë dhe të emigrantëve”.
“Ju e patë fushata e fundit në SHBA dhe ajo që u rrëzua atje ishte luksi dhe elita e shkëputur nga qytetarët, fushata elektorale amerikane është frymëzuese për të gjithë botën”, tha Berisha.
Berisha tha se mbi 1.5 milionë votues shqiptarë ndodhen jashtë vendit, dhe përgëzoi drejtuesit për angazhimin dhe punën e tyre për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të emigrantëve shqiptarë në zgjedhjet e ardhshme
Lideri demokrat ka akuzuar Ramën se nuk e do votën e emigrantëve dhe po bën çdo gjë për ta ndaluar atë.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestuesve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin