Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune pranë GJEDNJ

6 Dhjetor 2024 | 12:17

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani i shoqëruar nga njësia e inspektorëve, zhvilloi një vizitë dy ditore pune pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg të Francës.

Delegacioni shqiptar zhvilloi sesione profesionale pune me gjyqtarë dhe juristë të GJEDNJ-së, mbi procesin disiplinor dhe lidhjen e tij me pavarësinë e magjistratëve si dhe paraqitje e diskutime të nenit 8, 10 dhe nenit 6, pjesa civile, mbi standardet e punës në kontekstin e procedimeve disiplinore.

Në kuadër të kësaj vizite, ambasada e Shqipërisë në Strasburg organizoi një pritje me ambasadorë të vendeve të Këshillit të Evropës, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Artur Metani, në cilësinë e të ftuarit të nderit bëri një panoramë të reformës në drejtësi në Shqipëri, sfidave dhe rolit të ILD-së dhe iu përgjigj interesit të ambasadorëve të pranishëm mbi aspekte të punës së sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026