U shpall non grata nga DASH, reagon Artan Grubi

9 Dhjetor 2024 | 21:40

Departamenti i Shtetit Amerikan futi në listën e zezë Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar Grubi i cili përmes një statusi në faqen e vet në Facebook shprehet se nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë vendim ndërsa thekson se do bëjë përpjekjet maksimale për të futur vendin në NATO dhe BE.

“Në mungesë të informacioneve të hollësishme, u informova nga mediat për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit.

Do të bëj përpjekje maksimale me të gjithë ata miq, me të cilët kemi punuar bashkë ndër vite për ta anëtarësuar vendin në NATO dhe në Bashkimin Europian, për ta zbardhur këtë rast në tërësi”, shkruan Grubi.

Bashkë me Grubin në listën e zezë është përfshirë edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026