Ambasadorja e SHBA pasi Grubi u shpall non grata: Askush s’është mbi ligjin

10 Dhjetor 2024 | 15:35

Ambasadorja e SHBA në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler ka reaguar pas futjes së Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë të SHBA.

Ajo shprehet se emërimi i tyre si persona non grata është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet nga SHBA.

“Emërimi i Artan Grubit dhe Enver Bexhetit si persona non grata është dëshmi se ndërhyrja politike në gjyqësor nuk mund dhe nuk do të tolerohet.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërtojnë ata që përfshihen në korrupsion të konsiderueshëm që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi Ageler në platformën X.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026