400 familje pa drita në Gjirokastër, moti me reshje shkakton probleme me energjinë
Edhe gjatë ditës së martë Qarku i Gjirokastrës ka qenë i përfshirë nga moti i keq dhe reshjet e shiut. Megjithëse me intensitet mesatar reshjet vazhdojnë të jenë problematike për sa i përket furnizimit normal me energji elektrike të zonave malore.
Në Qarkun e Gjirokastrës rreth 400 familje vazhdojnë të ndeshin probleme si shkak i defekteve teknike në rrjet dhe stakimeve të vazhdueshme të energjisë. Stafi i OSHEE-së ndodhet në terren për riparimin e linjave të dëmtuara të energjisë.
Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar probleme për sa i përket përmbytjeve ndërsa niveli i lumenjve Drino dhe Vjosë është në parametrat stinorë.
Ditën e martë Policia Rrugore ka rritur praninë përgjatë rrugëve kombëtare dhe dytësore në Qark ndërsa nuk janë regjistruar aksidente rrugore me pasoja të rënda. Strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren për të mbështetur banorët në rast të përkeqësimit të motit.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave