Imam Mara: Amaneti që më la shoku që u vra me të bijën 4-vjeçare…

10 Dhjetor 2024 | 21:35

Imami Gentian Mara tregoi në emisionin Now në Euronews Albania përjetimet e tij gjatë kohës që jetonte në Siri kur sapo kishin nisur protestat e Pranverës Arabe.

Ai rrëfeu se ishte larguar bashkë me familjen e tij për në Shqipëri në qershor të 2011, disa muaj pas nisjes së protestave që më vonë do të shtypeshin me gjak, ndërsa solli edhe historinë  e mikut të tij sirian që u vra me snajper bashkë me të bijën në një nga këto protesta.

“Kam qenë në Damask deri në fundin e 2011, nga 8 marsi dhe deri në qershor qe jam larguar kanë qenë protesta paqësore që nisën në jug, në një zonë që quhet Damia, kalonim në rrugë tokësore me bashkëshorten dhe djalin e vogël për të shkuar drejt Turqisë dhe bashkëshortja thoshte; po shkreptin në anë e majtë, ato ishin bombardime. Nisëm të shohim internetin ku vlonin videot me ato që po ndodhte në Siri. Ditën që jam larguar nga Siria një shoku i im sirian, sot nuk jeton më, më thotë: të të bëj një pyetje, si e shesh gjendjen e Sirisë? Thashë, duke parë që Asad vjen nga fusha  e mjekësisë nuk do jetë si i ati. Thotë, do më kujtosh, nuk do të lërë metodë pa e përdoru ndaj nesh. Ai u vra në një nga protestat bashkë e ta bijën 4-vjeçare nga snajperi. Ky ka qenë sistemi i Asadit, sistem gjakpirës, që nuk jetonte dot pa gjak”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulim arkeologjik në Rromës, zbulohet çezma e periudhës së hershme osmane në Selenicë (FOTO)

Një zbulim me vlera për trashëgiminë kulturore është bërë në fshatin Rromës, në Bashkinë e Selenicës, ku gjatë punimeve për ndërtimin e një depoje uji...
12:00 | 27/07/2026

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë dollarë nga SHBA

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë dhe...
10:54 | 27/07/2026