Kujt i dha të drejtë Venecia? E zbulon konstitucionalisti Daci
Komisioni i Venecias bëri publik sot opinionin në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Komisioni i Venecias nuk ka marrë një qëndrim të drejtpërdrejtë lidhur me vendimet specifike të Gjykatës Kushtetuese për rastin e Xhaçkës, por ka ofruar një analizë të përgjithshme mbi mënyrën se si duhet trajtuar çështja e papajtueshmërisë së mandatit të saj në kuadrin kushtetues shqiptar.
Sipas Komisionit, Parlamenti duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke vepruar në përputhje me ato vendime pa e kushtëzuar këtë me vullnetin e shumicës parlamentare.
Juristi Jordan Daci tha në emisionin Now në Euronews Albania se vendimi i Komisionit të Venecias është shoqëruar me një kakofoni politike ku të gjitha palët pretendojnë se janë fituese.
Sipas tij, konkluzioni i fundit i hedh poshtë të gjitha pretendimet që thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë baza për një shtet të së drejtës
“Komisioni, përtej gjuhës politikisht korrekte, ka dy konkluzione që janë midis rreshtave, nuk nënkupton që deputeti detyrohet të votojë në një formë të caktuar, pyetjet janë bërë qëllimisht të tilla që të marrin këto përgjigje. Deputeti ushtron më shumë se sa një funksion, ligjvënës dhe një ndër to është kur vepron në kuptimin administrativ për kërkesa të Gjykatës Kushtetuese. Një konkluzion i hedh të gjithë poshtë, që thotë: vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë baza për një shtet të së drejtës, mirë apo keq, këtu mbaron diskutimi, vendimi i Kushtetueses është “ma sillnim ua çështjen ta diskutoj””, tha Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)