Berisha në parlament: Hajdutëve do t’u bëhet gjyqi publik në bazë dokumentash
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli këtë të enjte në parlament ku tha se gjyqi publik ndaj hajdutëve të qeverisë sipas tij është bërë dhe bëhet me dokumenta.
Berisha theksoi se, nëse ka dikush dyshime mbi akuzat le të shkohet në gjyq për shpifje.
“Zonja dhe zotërinj deputetë, nuk mund të mos denoncoj brutalitetin me të cilën kryetarja i pret fjalën deputetes dhe proteston për faktin e vetëm se ajo i drejtohet asaj me epitetin që i drejtohet mbarë Shqipëria”
“Në rast se ndonjë njeri këtu në parlament u thotë hajdut, pa u bazuar në dokumente zyrtare, ju keni të drejtë ta padisni për shpifje. Por në qoftë se mbi bazë dokumentash këtu bëhet gjyqi publik i hajdutëve, është bërë, do bëhet, do bëhet dhe do bëhet’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të marrë për procedurë në parlament”, tha Berisha në parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut