Eksperti: Kurdët mund të ngrenë shtetin e tyre në Siri, Turqia do e ketë të vështirë

13 Dhjetor 2024 | 22:03

Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledion Krisafi, ishte këtë të premte i ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania për të folur rreth situatës në Siri.

Sipas tij, ajo që po ndodh sot në Siri është një marrëveshje turko-amerikane-izraelite, që do të sjellë riformësimin e Sirirsë fillimisht por edhe të lindjes së mesme në një moment tjetër.

Ai tha gjithashtu se sa i takon çështjes së kurdëve, Turqia mbase do ti duhet të pranojë krijimin e shteti të tyre brenda shtetit të Sirisë, njësoj siç ka ndodhur më herët në Irak.

“Amerika po e bën në një farë mënyre politikën përmes izraelit. Ajo që po ndodh sot në Siri është një marrëveshje turko-amerikane-izraelite, të cilët po formësojnë të paktën Sirinë, por edhe lindjen e Mesme nesër. Turqia ka një interes shumë të madh lidhur me kurdët. Kam përshtypjen se edhe amerikanët edhe izraelitët do e kenë të vështirë të heqin dorë nga kurdët në Siri. ata kanë krijuar zonën e tyre në të paktën një të tretën e Sirisë.

Me shumë mundësi do shkohet te e njëjta skemë siç është në Irak. Edhe atje turqit kishin një problem në veri të Irakut, por amerikanët dhe izraelitët sepse edhe izraelitët kanë një ndikim shumë të madh kanë një marrëdhënie të thellë që nga vitet 60 dhe në Irak ata pranuan të kenë një zonë autonome, thuajse shtet në Irak, kam përshtypjen se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Siri, por pa Amerikën dhe Izraelin nuk mund të bëhet. Kam përshtypjen se si e pranojë në Irak, Turqia do e pranojë edhe në Siri, ndonëse në një territor më të vogël”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026