Mbledhja e kuvendeve Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda e takimit të përbashkët
Më 20 dhjetor, dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillojnë mbledhjen e përbashkët të radhës.
Kjo do të jetë hera e dytë e kësaj lloj mbledhje që bën bashkë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, pas mbledhjes së parë që u zhvillua në Tiranë në nëntor të 2022-it.
Në total pritet që të mblidhen 130 deputetë, 70 ligjvënës të parlamentit të Kosovës dhe 60 të tjerë të parlamentit të Shqipërisë. I pranishëm në këtë takim do të jenë edhe kryeministri Edi Rama edhe kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Në axhendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, do të nisë mbledhja me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në përfundim të mbledhjes, pas fjalëve përshëndetëse nga krerët e grupeve parlamentare në të dyja Kuvendit, janë parashikuar fjalët e kryeministrave Kurti dhe Rama.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve