Fshati Velagosht pa rrugë, banorët: Prej vitesh s’është investuar në infrastrukturë
Velagoshti, një nga fshatrat më të mëdhenj për nga shtrirja gjeografike në qytetin e Kuçovës i njohur gjithashtu dhe për prodhimin e ullirit dhe vajit cilësor, po përballet me vështirësi të mëdha, për shkak të mungesës së infrastrukturës.
Banorët e këtij fshati shprehin shqetësimin e tyre për mungesën e rrugës, që nuk ka njohur asnjë investim prej vitesh. Ata mendojnë se rruga e amortizuar e fshatit po pengon zhvillimin ekonomik të zonës.
“Jemi mbledhur kemi vajtur dhe te bashkia dhe s’do tja dijë fare me qindra herë ti e shikon vetë, si erdhe me makinë lartë e pe rrugën qysh ishte?…… që në kohën e Enverit, që në kohën e Enverit do ta shtojmë do e shtrojmë ja kështu”,-tha Alma Dajlani
“Ne si banorë të këtij fshati i kemi ngritur problemet tona sot e kaq vite edhe pleqtë tanë, ne nuk duam asgjë tjetër prej qeverisë prej bashkisë duam vetëm të behët rruga duam dhe ujë nuk i kërkojmë as bukë as leke, këtë duam ne. Por këta po bëjnë nga mënyra me çnjerëzore për arsye për ta braktisur këtë fshatë që të detyrohen njerëzit të ikin…. aktualisht janë 50 familje por si fshat është i madh se deri para 4 ose 5 vitesh bëhej si kur ishin autokombanjat e gjermanit këtu, këtu nuk e siguroj dot jetesën vetëm në emigrim”,-tha banori.
Mungesa e infrastrukturës sipas banorëve i ka kushtëzuar në çdo aspekt jetësor.
“Për punën e rrugës mirë është që të ikësh, nuk është për të ndjejtur, ujë e rrugë nuk ka problemi më të madh e kemi vetëm për rrugën, po na u bë rruga ne jemi mirë, kemi 30 e ca vjet rrugë rruge rruge….. këtu nuk vjen asnjë njëri të martohet, nuk vjen nga puna e rrugës dasma s’ka, ata po rrinë pa martuar, ka çuna të pa martuar”, u shpreh banori
Banorët i bëjnë thirrje institucioneve vendore dhe qendrore që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës, duke e parë këtë si një hap jetik për zhvillimin e zonës. Sipas tyre, ndërhyrjet në rrugë dhe mbështetja për fermerët do të ndihmonin jo vetëm në rritjen e prodhimit por edhe në nxitjen e turizmit bujqësor në këtë zonë me potencial të lartë prodhues.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon