Mbyllet java e 18-të e Superligës, Dinamo në krye bashkë me Vllazninë

16 Dhjetor 2024 | 11:10

Superliga shqiptare ka mbyllur javën e 18-të të saj, ku nuk kanë munguar rezultatet interesante, natyrisht dhe ato surprizë. Një prej tyre ishte fitorja e Teutës në shtëpi përballë Egnatias, me rrogozhinasit që humbën mundësinë të rikthehen në krye. Durrsakët triumfuan në shtëpi pas golave të Bocit dhe Tomës, ndërsa për miqtë shënoi Bakayoko, teksa u shpërdorua një 11-metërsh në minutat e fundit.

Paralelisht, në Korçë, Skënderbeu vendas barazoi me Bylisin 2-2. Të shtunën u zhvilluan 3 përballje ku bie në sy fitorja në derbin me Tiranën e Dinamos apo Vllaznia që mposhti Laçin në “Loro Boriçi”. Në Arenën e Demave, Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Elbasanin. Në krye të klasifikimit qëndron “nëndetësja”, e ndjekur nga Vllaznia, të dyja me 31 pikë.

Më tej renditja vijon e tillë: Partizani, Egnatia, Elbasani, Teuta, Tirana, Laçi, Bylis dhe në fund Skënderbeu. FSHF gjithashtu ka publikuar edhe formacionin më të mirë të kësaj jave, ku trajneri është Ilir Daja.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026