Berisha: Tituj të shumtë për Parashqevi Simakun, po injorohen problemet e qytetarëve

18 Dhjetor 2024 | 12:01

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar qeverinë për mungesën e vëmendjes ndaj problemeve në sistemin shëndetësor, duke theksuar se qindra gra kanë humbur jetën për shkak të mosfunksionimit të aparaturave për kancerin e gjirit.

Berisha tha se ndërsa mediat mbushen me tituj për ngjarje të veçanta, si rasti i këngëtares Parashqevi Simaku, vdekjet e këtyre grave nuk kanë marrë asnjë vëmendje.

“Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq. Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim. Keni parë tituj për këto? Është diktaturë!”, tha Berisha.

Ai e krahasoi situatën me romanet e Gabriel Garcia Marquez, duke e cilësuar qeverinë si një “diktaturë bandash dhe oligarkësh” që injoron problemet e qytetarëve dhe kufizon lirinë e medias.

Sipas tij, vetëm një grup i vogël analistësh dhe gazetarësh kanë guximin të flasin për këto çështje.

“Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë. Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje”, u shpreh Kreu i PD.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026