Barnat për shëndetin mendor, Diana Toma: Shqiptarët preferojnë të vetëmjekohen
Problemet e shëndetit mendor kanë ardhur në rritje e paralel me të edhe sasia e medikamenteve të përdorura për trajtim. Diana Toma ish presidente e Urdhërit të Farmacistit në një intervistë për Euronews Albania, vë në dukje se shqiptarët, shpesh marrin rekomandimin e të afërmve dhe drejtohen në farmaci pa një recetë dhe konsultë me mjekunspecialist.
“Sa më tabu të jetë problemi, aq më e madhe është dëshira për ta fshehur edhe tek ekspozimi karshi specialistit. Ky i fundit është mjeku psikiatër dhe farmacisti. Fatkeqësisht ende zë vend tek njerëzit e shoqërisë tonë rekomandimi nga miku, shoku, vllau që mund të ketë pasur një problem krejt tjetër dhe të sygjeron diçka, pjesën e vëtëmjekimit vazhdojmë ta kemi ende atraktive”, tha ish presidentja e Urdhërit të Farmacistit.
Për disa vite barnat që trajtojnë problemet e ankthit dhe depresionit merreshin lehtësisht pa recetë, po sot cfarë ndodh ?
“E gjejmë fenomenin e dhënies, e mosdhënies, më vjen mirë që kolegët e mi e kanë shtuar ndërgjegjësimin, nuk e them në mënyrë absolute që nuk e japin por e kanë reduktuar shumë dhënien”, tha Toma.
Ajo ngre shqetësimin që edhe në rastet kur pacientët kanë marrë një recetë nga mjeku, sërish ata nuk zbatojnë skemat mbajtëse të medikamenteve.
“Ky është dhe ai ngërçi që ne hasim që këtë kategori barnash, pacientët shqipatre kanë qef ta admistrojnë vetë, si dhe sa ta përdorin. Në pamje të parë pacientit i duket se ne rekomandojmë rrugën më të gjatë, ma besoni është rruga më e shkurtër”, u shpreh Diana Toma.
Jo vetëm në rastet e problemeve të shëndetit mendor, por në të gjitha sëmundjet ekspertët, rekomandojnë që të bëhet konsultë me mjekun specialist i cili është i vetmi që na orienton drejt skemave të duhura të mjekimit.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat