Hoxha: Policia e Kosovës, partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë
Policia e Kosovës me përkushtimin dhe angazhimin e saj në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, ka dëshmuar se ka qenë dhe mbetet një ndër institucionet më të besueshme në Republikën e Kosovës dhe një partner i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më gjerë.
Kështu është shprehur këtë të premte drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, gjatë një konference për media të mbajtur në veri të Mitrovicës, nga ku u prezantua puna dhe aktivitetet policore.
Policia e Kosovës po e bën të pamundurën që me kapacitetet e saja të garantojë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë Hoxha.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të veriut se kur do të kthehen në punë policët e dorëhequr të nacionalitetit serb, Hoxha sqaroi se gjendja e krijuar rreth strukturës etnike të policisë në veri nuk është me fajin e policisë, por të dorëheqjeve të kolegëve që kishin presion politik.
Gjatë konferencës u prezantuan po ashtu statistika rreth numrit të përgjithshëm të policëve dhe përqindjes së tyre etnike në mbarë territorin e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik