Ukraina godet me dronë në thellësi të territorit rus

21 Dhjetor 2024 | 16:42

Ukraina ndërmori mëngjesin e kësaj të shtune, sulme me dronë në thellësi të territorit rus, që autoritetet lokale thanë se dëmtuan godina banimi në qytetin Kazan të rajonit të Tatarstanit, mbi 1000 kilometra larg vijës së frontit.

Zyra e shtypit e guvernatorit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha se tetë dronë sulmuan qytetin. Gjashtë prej tyre goditën godina banimi, një goditi një objekt industrial dhe një u rrëzua mbi një lumë, thuhet në deklaratë.

Një video e postuar në kanalin lokal të lajmeve Telegram Astra, e verifikuar nga Associated Press, tregon një dron që përplaset në katet e sipërme të një ndërtese të lartë. Autoritetet lokale thanë se nuk pati viktima.

Fluturimet në aeroportin e Kazanit u ndalën përkohësisht dhe të gjitha tubimet masive u anuluan për të shtunën dhe të dielën.

Sulmet, për të cilat Ukraina nuk mori përgjegjësi në përputhje me politikën e saj të sigurisë, vijnë pas një sulmi ukrainas të premten në një qytet në rajonin kufitar Kursk të Rusisë duke përdorur raketa të dërguara nga SHBA, duke vrarë gjashtë persona, përfshirë një fëmijë.

Moska lëshoi 113 dronë në Ukrainë gjatë natës së të shtunës, thanë zyrtarët ukrainas.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, 57 dronë u rrëzuan gjatë sulmeve. 56 dronë të tjerë “humbën”. Gjasat janë që ato janë çaktivizuar në mënyrë elektronike.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit në Ukrainës, Oleh Syniehubov, tha se tetë persona u plagosën të premten mbrëma në sulmet me dronë në kryeqytetin rajonal, të quajtur gjithashtu Kharkiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë drejt një turme në Çikago, plagosen 12 persona

Të paktën 12 persona u plagosën pasi u hap zjarr ndaj një turmë në Çikago. Policia tha në një njoftim për shtyp se automjeti fouristradë hapi...
17:40 | 20/06/2026

Irani: Do të marrim masat e nevojshme nëse SHBA nuk përmbush detyrimet

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei ka deklaruar këtë të shtunë se Irani do të marrë masat e nevojshme nëse SHBA-të nuk i përmbahen...
17:35 | 20/06/2026

Vijojnë replikat, Meloni i përgjigjet Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt

Kryeministrja italian, Giorgia Meloni ka vijuar replikat me presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me deklaratat e tij të fundit ndaj saj. Meloni shkruan se deklaratat...
17:26 | 20/06/2026