Feruzja, ekonomistja që sot jeton mes gjelave rrëfehet në “Real People”

21 Dhjetor 2024 | 18:24

Feruzja, ekonomistja e cila zgjodhi të ishte fermere me një jetesë të thjeshtë, tregoi në emisionin “Real People” me Flor Gjinin se si për 25 vite ka jetuar dhe punuar mes serave dhe gjelave të detit në fshatin Ballagat të Lushnjës.

“Për 25 vite jam marrë me serë, konkretisht me blegtori, vreshtari dhe 7 vjet që kam gjelat e detit. Jetohet edhe me një jetesë të tillë. Brezi jonë është mësuar me punë. Edhe po të ikësh në gurbet, në këtë vend nuk ngel asgjë nëse nuk punojmë ashtu siç e kemi bërë deri më sot. Unë kam nxjerrë 180 kuintal domate këtë vit me një mesatare të kënaqshme dhe dola shumë mirë”, tha Feruzja.

Ndër të tjera ajo shprehet se nga viti 1987-1989 ishte me profesion ekonomiste në fshatin Ballagat dhe nuk e kishte problem të vijonte me punë të tilla të fshatit.

“Nga vitet 1987-1989 kam qenë ekonomiste në Ballagat. Nuk e kam problem të bëj punë të tilla, unë madje kam mbjellë duhan nga 5 dylym, kam mbjellë sera. Për mua është si biznes pasi nuk jetohet pa të. Duhet të gjesh mënyrën e jetesës këtu”, tha fermerja.

Ajo shtoi se si familje arrijnë të fitojnë mirë qoftë nga pulat edhe nga gjelat e detit, duke theksuar se rezultatet e kënaqshme që kanë pasur me punë të tilla, i kanë shtyrë ta mbajnë dhe vijonë akoma si biznes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026