Lulzim Basha takon Soreca: Zgjedhjet e parakohshme janë rruga e vetme për të ndalur krizën
Paraditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian z. Luigi Soreca. Pas takimit, në një komunikim me gazetarët, kryetari i opozitës së bashkuar Basha u shpreh se opozita nuk i ka ndryshuar kërkesat e saj për zgjedhje të parakohshme kombëtare dhe vendore.
Gjithashtu kryetari i opozitës theksoi se koalicioni opozitar do bëjë gjithçka për të përmbyllur me sukses Reformën Zgjedhore brenda afatit, ndërsa e quajti tërësisht të dështuar reformën territoriale të zbatuar në mënyrë të njëanshme nga qeveria Rama disa vite më parë.
“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në një ditë me zgjedhjet vendore kushtetuese nuk janë çështje dëshire. Ju e patë raportin e ODIHR, ju e shikoni situatën në bashkitë e vendit, i shikoni kryebashkiakët me rekorde kriminale, falimentimin total të pushtetit vendor, dorëzimin total të shtetit para krimit, para padrejtësisë, papunësisë, krizën ekonomike?! Pra, nuk është lista e dëshirave të Lulzim Bashës apo të Partisë Demokratike.
Është thirrja e çdo shqiptari që ta nxjerrim vendin nga kjo krizë, që të bëhemi bashkë për ta nxjerrë vendin nga kjo krizë. Dhe kjo kalon vetëm duke i dhënë mundësinë shqiptarëve të zgjedhin qeverinë, parlamentin dhe kryebashkiakët që duan ata të zgjedhin, në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Kjo është beteja. Pa u zgjidhur kjo, vendi nuk do të bëjë dot përpara. Ndaj gjithë fokusi ynë është që edhe procesin e integrimit europian të vendit, edhe procesin e zgjidhjes së krizës politike, ashtu siç i ka parashikuar Bundestagu gjerman, t’i kalojmë mes Reformës zgjedhore dhe zbatimit të kësaj reforme zgjedhore, që do të thotë: Zgjedhje të lira e të ndershme”, tha kryedemokrati, z. Luzim Basha
Sipas kreut të Partisë Demokratike, reforma territoriale e miratuar nga mazhoranca ka prodhuar më shumë korrupsion dhe pak shërbime për qytetarët.
“Për ne reforma administrative ka dështuar, ajo nuk ka prodhuar ato që u premtuan por ka prodhuar të kundërtën, më shumë korrupsion, më pak shërbime, taksa më të larta, ushtri militantësh të punësuar në vend të investimeve publike, prandaj pa dyshim që ka ardhur koha që, si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës, të rishikohen edhe reforma administrative edhe decentralizimi i pushtetit vendor”- u shpreh zoti Basha.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat