Vlerësohet më lart se Haaland, Broja spikat kundër City-it, nxjerr blof Phill Foden

27 Dhjetor 2024 | 10:19

Armando Broja luajti edhe në ndeshjen e radhës së Evertonit, kundër kampionëve të Manchester City në fushën e këtyre të fundit, që u mbyll në barazim 1-1.

Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 70 dhemegjithëse nuk arriti të realizonte në këtë sfidë, pati momente mjaft të mira duke lënë gjurmë me fizikun e tij.

Pas ndeshjes, “Daily Mail Sport” i dha notën 6 Armando Brojës, duke ia kaluar kështu edhe bomberit të City-t, Erlind Haaland, i cili u vlerësua me notën 5.

Dy episode në veçanti ishin interesante për Brojën. Fillimisht Phill Foden që u detyrua ta ndalë me faull në shtesë. 23-vjeçari shqiptar bëri një rrotullim të zgjuar me top duke nxjerrë blof mbrojtësin anglez i cili për ta ndaluar e tërhoqi nga të mbathurat për të cilin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Po ashtu ishte dhe një tjetër episod në minutën e fundit që mund t’i jepte fitoren Evertonit ku Broja krijoi gjithçka me një kundërsulm.

Kujtojmë se Evertoni ndodhet në vendin e 15-të. Në anën tjetër Manchester City i pep Guardiolës mban vendin e gjashtë pas 18 javësh.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026