Rama flet për hetimet ndaj Veliajt: Kërkimi i gijotinës për të, skandaloze

30 Dhjetor 2024 | 13:55

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të hënë konferencën e fundvitit me gazetarët, ku dha një koment të shkurtër dhe mbi hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Rama theksoi në fjalën e tij se dënon lincimin publik që i është bërë kryetarit të bashkisë së Tiranës.

Shefi i qeverisë tha se nuk ka asnjë koment mbi hetimet, sa kohë është një çështje në proces, por nënvizoi se kërkimi i gijotinës për ekzekutimin e Veliajt në klubet mediatike është skandaloz.

“Përkohësisht di që Erion Veliajt i cënohet jeta familjare nga gjyqi publik i bërë jo nga institucionet përkatëse, por nga të gjithë ata që janë të angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorë dhe gjykatës të ulur në klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve dhe rrjeteve sociale, këtë e di me siguri. Ndërsa për sa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush nga ajo që kam thënë që në fillim, unë nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Nuk bëj koment deri sot, kjo mund të ndryshojë, kur kjo të ndryshojë duhet të ketë një arsye më të fortë dhe do ta ndaj me ju. Mund të bëj koment për një vendim të formës së prerë, siç kam bërë për një shpifës recidiv për një vendim që ka qenë një nga vendimet më të mirëseardhura për mua në këtë vend ku shpifja është bërë mbret dhe e vërteta është kthyer në skllav. Ndërsa për sa i përket rastit konkret, nuk bën përjashtim.

Lincimi publik i kryetarit të Bashkisë është i neveritshëm dhe kërkimi i gijotinës për të është skandaloz. Këto janë komentet, më shumë nuk kam”, tha Rama.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026