E vetmuar për Vitin e Ri, 72-vjeçarja jeton mes varfërisë dhe mungesës së fëmijëve

31 Dhjetor 2024 | 17:06

Kjo është Ismete Qeva, 72-vjeçarja nga Pogradeci e cila jeton e vetme në një banesë në ‘Lagjen 4’ të qytetit. E moshuara ka 3 fëmijë, një djalë dhe dy vajza, si dhe 9 nipër e mbesa, por për ironi të fatit asnjë prej tyre nuk e viziton për festa e aq më pak për natën e ndërrimit të viteve. E moshuara ka disa vite që natën e ndërrimit e kalon e vetme. E sikur të mos mjaftonte kjo, nëna e 3 fëmijëve nuk ka asnjë ushqim për të ngrënë.

“72 vjeç jam. Viti i tretë që e festoj vetëm, nuk vjen asnjë, fillikat. Çfarë të bëj? Kush më sjell ndonjë ndonjë copë mish, e ziej vetë, edhe ndonjë ëmbëlsirke, sheqer a miell, e bëj atë si kek. Vet avash avash. Nuk kam bërë asgjë deri tani”,-tha Ismete Qeva.

Djalin prej kohësh e ka në burg, dhe një ditë më parë, 72-vjeçarja nuk e harroi rolin e nënës, duke gatuar çfarë kishte në shtëpi për t’i dërguar djalit ushqime në prag të festës.

“Vajta t’i çoja ndonjë gjë, i çova një petanik me gjizë, edhe një kek të vogël. Nuk kisha mundësi ta bëja, kur vajta i pashë atje ata që kishin mbushur çantat kaq i çonin fëmijëve, kush babanë, kush djalin, i kishin çantat plot, ndërsa unë vetëm petanik”,-tha 72-vjeçarja e vetmuar.

E megjithëse e braktisur nga të gjithë familjarët, ajo sërish zgjedh t’u urojë ata, përmes ekranit.

“Ti kisha fëmijët e djalit, më përvëloi nusja, mirupafshim, gëzuar e juve.”

Largohemi nga Ismetja me buzëqeshjen që atë e karakterizon pavarësisht brengave të mëdha të saj në zemër dhe mungesës së dashurisë familjare, me shpresë se viti që vjen do t’i ngrohë zemrat e fëmijëve të saj për të mos e braktisur nënën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026