“Gjeli i detit ka shumë kosto dhe nuk ka blerje”, tregtari në Berat: S’i rris dot

31 Dhjetor 2024 | 15:58

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të kërkesës për gjelat e detit, një traditë e njohur për tavolinat festive të shqiptarëve gjatë këtyre ditëve. Në Berat tregtarët thonë se kërkesa e lartë e konsumatorëve për këtë periudhë ka ndikuar që të nxjerrin për shitje një numër të konsiderueshëm gjelash deti.

Megjithatë, shumë prej fermerëve shprehen të shqetësuar për çmimet e ulëta me të cilat gjeli i detit po shitet këtë vit. Ata ankohen se kostoja e prodhimit është e lartë dhe se nuk po mund të mbulojnë shpenzimet e tyre.

“Çmimin po e tregëtoj me 700, me 600. Leverdia 0, nuk kam interes të mbaj më. Unë rris vit pas viti nga 200 krerë dhe nuk kam interes që me këto çmime të lira të mbaj më. Viti që vjen, asnjë, është kosto më e lartë se prodhimi që del, çmim pa lekë vijnë të gjithë, po s’kam interes unë, fshatari që e prodhon mallin, se s’të lë tregtari e shet me lirë”,-tha tregtari.

“Me 500 lekë po e shesim gjelin, nuk ka, populli është popull fukara, shumë fare kam pasur dhe e kam hequr komplet mallin, 350 krerë pata sivjet, i shita të gjithë, nuk laj dot ushqimin e zogut, drithërin e të tjera”,u shpreh tregtari.

Në krahasim me vitin e kaluar, çmimi i gjelit të detit është ulur me 40%, kjo si pasojë e importimit të një numri të lartë gjelash nga Greqia, që sipas blerësve ka ulur ndjeshëm cilësinë e produktit.

“Ç’a të blejmë kaposh ne, kaposhat janë bërë turli, edhe nga greku, edhe nga këtej, kush mund t’ja këpusë njëri tjetrit 7 mijë, 5 mijë, 6 mijë lekë kilogrami… Nga vjet në sivjet janë më të lirë, po është malli edhe më i dobët, cilësia është më e dobët, po të jetë prodhim vendi, shitet me 8 mijë, 10 mijë. Prodhim vendi s’ka, këta janë të sëmurë keq, ta marrësh për fëmijët se ku e di ç’a dreq sëmundje ka ai.”

Ky fenomen ka sjellë pasiguri për blerësit dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë ushqimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026