Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë, Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

6 Janar 2025 | 08:54

Apeli i GJKKO-së i riktheu masën e sigurisë “detyrim paraqitje“ kreut të PD-së Sali Berisha, të cilit do ti duhet të paraqitet këtë të hënë në SPAK!

PD ka bër thirrje për protestë ndërkohe nuk dihet nëse kreu demokrat Sali Berisha do të paraqitet apo jo në ambientet e SPAK pas masës së sigurisë së dhënë nga Apeli i Posaçëm ku për rrjedhojë Berishës do ti duhet që të paraqitet në SPAK dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Për muajin janar, Berisha do të duhet të paraqitet ditën e sotme para oficerit gjyqësor në Prokurorinë e Posaçme. Lidhur me masën e Apelit të GJKKO, Partia Demokratike ka paralajmëruar protestë para ambienteve të SPAK në orë 09:30.

Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit. Vetë Berisha e konsideroi vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çësh- tjen “Partizani” është një krim kushtetues. Gjatë fjalës së tij në një konferencë për mediat, kreu i PSsë tha se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

I pyetur nëse do të paraqitet para Policisë Gjyqësore 2 herë në muaj, Berisha ka thënë se përderisa është një proces që buron nga Parlamenti, do të paraqitet. “E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 për qind”, deklaroi Berisha.

Ai e konsideron vendimin pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën, por Berisha theksoi se edhe këtë vendim do ta çojnë në Strasburg” u shppreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026