Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita 3 fakte penale për Ramën
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish nga qelia pasi u mor në pyetje lidhur me çështjen e lobimit të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim në SHBA.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se në “seancë e sotme të pyetjeve reciproke në SPAK” i pyeti prokurorët se çfarë po bëhet në lidhje me hetimet për inceneratorët dhe u ka vënë në dispozicion disa dokumente, që sipas tij ngarkojnë me përgjegjësi kryeministrin Edi Rama dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.
“1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që ne fakt kjo kompani NUK EKZISTONTE në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte ne procedurën konkurruese.
- Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncensionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjell Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncensioni negocim pa shpallje është e paligjshme.
- Firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncensionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit”, thotë Meta në një postim në faqen e tij në Facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lobimi në SHBA, Meta mbërrin në SPAK, nis marrja në pyetje
- Ilir Meta reagon pasi u mor në pyetje nga SPAK: Unë u përgjigja, ata jo
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve