Aksident tragjik në aksin Maliq-Pogradec: Një i vdekur dhe një i plagosur

9 Janar 2025 | 07:17

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari”, pranë fshatit Podgorie. Dy mjete janë përplasur kokë më kokë, në rrethana ende të paqarta nga ekspertët e qarkullimit rrugor.

Përplasja ka rezultuar fatale për 28-vjeçarin Aurel Çipi, i cili ka humbur jetën në vend. Mjeti me të cilin ai udhëtonte është shkatërruar plotësisht, dhe për nxjerrjen e trupit të tij ka qenë e nevojshme ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës të Maliqit, që punoi për më shumë se një orë.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit tjetër, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mendohet se njëri nga drejtuesit e mjeteve mund të ketë kryer një manovër të gabuar çka e ka sjellë këtë aksident.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026