Musk u bën thirrje gjermanëve të votojnë për partinë e krahut të djathtë AfD
Miliarderi amerikan Elon Musk u bëri thirrje gjermanëve që të votojnë për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një bisede me kreun e kësaj partie, Alice Weidel, në platformën X në pronësi të Musk.
Ky hap nënvizon ambiciet në rritje të Musk për të ndikuar në politikën evropiane, sipas Reuters. Musk dhe Weidel ranë dakord se partia AfD është përgjigja për problemet e Gjermanisë.
“Njerëzit duhet të qëndrojnë me të vërtetë pas AfD-së, përndryshe gjërat do të përkeqësohen shumë në Gjermani”, tha Musk, duke shtuar se ai e konsideronte Weidelin si një person shumë të arsyeshëm.
Mbështetja e tij për partinë dhe partitë e tjera të krahut të djathtë në të gjithë Evropën vjen pasi ai përdori rrjetin X dhe pasurinë e tij të madhe vitin e kaluar për të ndihmuar kandidatin republikan Donald Trump të fitojë zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, raporton Reuters.
Weidel falënderoi Musk për mbështetjen e tij, duke theksuar se për herë të parë pas 10 vitesh ajo pati mundësinë të shprehte mendimin e saj në një platformë pa u ndërprerë nga bota mediatike, e cila, siç u shpreh ajo, ka paragjykime ndaj saj.
Sipas Reuters, Musk mbron të drejtën e tij për të ndikuar në politikën gjermane për shkak të investimeve të rëndësishme në vend, siç është fabrika e parë e Teslës në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat