“Na ngacmonte motrën!”- ‘Zbërthehen’ vëllezërit që vranë 33-vjeçarin në Shkodër
Vrasja e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Shkodrës është zbardhur duke bërë të mundur arrestimin nga policia e dy vëllezërve, Arjon dhe Klisman Hasaj si autorë të dyshuar të krimit.
Sipas dinamikës së zbardhur plotësisht nga Policia e Shkodrës, dyshohet se Arjon Hasaj, përmes aplikacionit facebook ka hapur një profil të rremë dhe ka komunikuar me 33-vjeçarin, Ramazan Mataj për t’i bërë pritë në një zonë të largët të Dragoçit, më pas për të vijuar me ekzekutimin e tij duke e qëlluar.
Sipas uniformave blu, Arjoni e ka kryer krimin i ndihmuar dhe nga vëllai i tij Klisman Hasaj.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ka raportuar se nga njoftimet e policise, pasi autori është marrë në pyetje, Arjon Hasaj ka deklaruar se e ka vrarë ai 33-vjeçarin pasi prej shumë kohësh i ka ngacmuar motrën e tij.
“Për 6 vite ka qenë përndjekja që 33-vjeçari Mataj i ka bërë motrës së autorit Hasaj”, tha gazetari.
Përmes përgjimeve në banesë, Policia e Shkodrës ka gjetur dhe armën e krimit të cilën autori e kishte groposur në oborr.
Këtë të premte u dha dhe masa e sigurisë “arrest me burg” ndaj dy vëllezërve, të cilët “kyçën gojën” përpara togave të zeza dhe nuk dhanë asnjë deklarim.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta