Inflacioni u ul në 2024, rënie e qëndrueshme gjatë vitit, në dhjetor ishte 2.1%
Çmimet në vitin 2024 nuk pësuan luhatje të forta. Treguesit flasin për një nivel mesatar inflacioni, 2.2% nga 4.8 që ishte në vitin 2023.
Inflacioni në muajin dhjetor u rrit lehtë në raport me nëntorin. Festat e fundvitit duket se ndikuan në një sërë produktesh, të tilla si mishi, bulmetit e vaji, por edhe tek mobiljet dhe pajisjet elektroshtëpiake.
Shtrenjtimi i lehtë i çmimit tek këto mallra dhe tregu i qëndrueshëm tek artikujt e tjerë, sollën një nivel inflacioni 2.1% nga 2% që ishte në muajin nëntor.
Në terma vjetore inflacioni u ul në vitin 2024. Treguesit flasin për një nivel mesatar 2.2% nga 4.8 që ishte në vitin 2023 dhe 6.7% në vitin 2022, kur shpërtheu kriza e çmimeve nga kaosi që prodhoi pushtimi i Ukrainës.
Të dhënat që raporton INSTAT flasin për një treg të qëndrueshëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë e më gjerë, ku vendi ynë importon mallra.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës