Elbasan/ Rriten rastet e dhunës në familje, 500 kërkesa për urdhër mbrojtje në 2024
Elbasani ka shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve të dhunës në familje. Gjatë katër viteve të fundit, në gjykatë janë regjistruar mbi 500 kërkesa për urdhra mbrojtje.
Vetëm gjatë vitit 2024 janë regjistruar 168 kërkesa për lëshim urdhërmbrojtjeje, nga të cilat janë pranuar 115.
Psikologët theksojnë se rritja e dhunës pas pandemisë është shqetësuese, dhe faktorët që kontribuojnë janë të shumtë, ndërsa shkaqet kryesore mbeten ato ekonomike, mentaliteti dhe marrëdhëniet e tensionuara në familje.
“Pas pandemisë kemi parë një dyfishim të rasteve të dhunës në familje. Shkaqet janë të ndryshme, por ekonomia, mentaliteti dhe marrëdhëniet në familje mbeten faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë fenomen”, thotë piskologia Mirela Gjoni.
Një tjetër aspekt shqetësues është vrasja e 17 grave gjatë vitit 2024 nga partnerët, ish-partnerët apo të afërmit. Psikologët e konsiderojnë këtë si një alarm të rëndësishëm për shoqërinë shqiptare, duke theksuar nevojën për masa parandaluese më të forta dhe mbështetje për viktimat.
“Nga janari deri tani, 17 gra janë vrarë nga bashkëshortët, ish-bashkëshortët apo partnerët intimë. Ky është një numër shqetësues dhe tregon një ashpërsim të dhunës në familje. Edhe pse institucionet kanë marrë disa masa, është e nevojshme që ato të shoqërohen me mbështetje financiare dhe burime të mjaftueshme”, thotë piskologia Mirela Gjoni.
Një thirrje e fortë vjen edhe nga drejtuesja e Forumit të Gruas Elbasan, Shpresa Banja, e cila nënvizon rëndësinë e denoncimit të dhunës dhe jo durimin e saj.
“Dhuna në familje nuk është më një vepër civile, por penale, dhe për këtë arsye, njerëzit duhet të mendojnë mirë para se të ushtrojnë dhunë. Ligji parashikon deri në 5 vjet burg për këdo që ushtrojnë dhunë. I bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave që të mos e durojnë dhunën, por ta denoncojnë”. thotë shpresa Banja, Drejtore e Forumit të Gruas Elbasan.
Specialistët që punojnë çdo ditë me këtë kauzë theksojnë se, përkundër numrit të lartë të rasteve, ka pasur një rritje të dukshme të ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit të grave për të denoncuar dhunën.
Kjo situatë kërkon një angazhim të bashkërenduar të institucioneve dhe shoqërisë për të parandaluar dhunën në familje dhe për të mbrojtur viktimat.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet