47-vjeçari i futet të resë në banesë, vijojnë rastet e dhunës ndaj grave në Tiranë
Policia e Tiranës vijon të përballet me një shqetësim të madh ku në kryeqytet vijojnë denoncimet e grave për burrat që i dhunojnë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë arrestuar 3 persona ndërsa një 47-vjeçar i është futur në banesë një të reje 24-vjeçare ku ka tentuar që ta ngacmojë.
Më poshtë të dhënat nga Policia e Tiranës për të gjitha rastet në 24 orëve të fundit
“Komisariati i Policisë Nr.6, arrestoi në flagrancë shtetasin F.M, 47 vjeç, pasi i ka hyrë në banesë dhe ka tentuar të ngacmojë një 24-vjeçare. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F.M, Polica gjeti dhe sekuestroi një armë e ftohtë”.
“Komisariati i Policisë Nr.2, arrestoi në flagrancë shtetasin M.S, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.
“Komisariati i Policisë Nr.3, arrestoi në flagrancë shtetasin T.D, 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij”.
“Komisariati i Policisë Nr.4, arrestoi në flagrancë shtetasin E.H, 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë
- 20:07 Italia tenton goditjen e madhe, Federata i propozon Pep Guardiolës drejtimin e “Axurrëve”