Karamuço: Të hetohen lidhjet e Dritan Rexhepit me politikën shqiptare

11 Janar 2025 | 20:42

Në një lidhje direkte për programin Review në Euronews Albania, eksperti kriminalistik Ervin Karamuço dha detaje të reja lidhur me Dritan Rexhepin, të ekstraduarin që është bërë i njohur për arratisjet spektakolare dhe lidhjet me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Rexhepi mori një emër të madh për arratisjet spektakolare që ka bërë nga burgu, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Bashkimit Europian. Ai vendosi të lidhej me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke u ekspozuar. Ka pasur pas tij një rrjet të madh trafikantësh, por ai ishte më i kërkuar për shkak të përgjegjësive të mëdha dhe ekspozimit të tij,” u shpreh Karamuço.

Eksperti vijoi duke theksuar rëndësinë e rajoneve që lidhen me trafikun e kokainës.

“Ne e dimë që kokaina prodhohet kryesisht në Peru, Bolivi dhe Kolumbi – tre shtete që përbëjnë 90% të prodhimit botëror. Ata janë të parët që e blejnë kokainën e pastër dhe e dërgojnë në Ekuador përmes linjave tokësore dhe ajrore,” sqaroi Karamuço.

Sipas tij, Dritan Rexhepi ka treguar aftësi të jashtëzakonshme për të korruptuar organet ligjzbatuese.

“Ky është një alarm, sepse ai mund të ndikojë sistemin dhe të arratiset përsëri,” tha ai.

Karamuço bëri thirrje për hetime më të thella lidhur me lidhjet e Rexhepit, të cilat sipas tij  përfshijnë edhe administratën shtetërore dhe politikanë shqiptarë.

“Ky personazh nuk është i panjohur për lidhjet e tij, përkundrazi, ai ka pasur kontakte edhe me administratën shtetërore, Policinë e Shtetit dhe individë të politikës shqiptare. Prokuroria duhet të hetojë këto lidhje, të përcaktojë ku janë dhe në çfarë niveli ndodhen. Duhet të shqyrtojmë nëse këto lidhje ndikojnë ende në ditët e sotme, si dhe gjykatat që kanë treguar butësi dhe kanë mbyllur sytë. Unë pres që ai të zbulojë të vërtetën për rastin e Jan Prengës dhe të tregojë se ku është fshehur trupi i viktimës”, tha Karamuço.

Karamuço gjithashtu përmendi disa versione për lëvizjet e Rexhepit dhe ndjekjen e tij.

“Dihet që ai ka kërkuar të vijë dhe të përballet me drejtësinë për ngjarjen ku u vranë 2 efektivë policie. Sipas versioneve të tjera, ai ka qenë i ndjekur gjithmonë, por autoritetet turke arritën ta kapin befasishëm në një vilë buzë Bosforit,” shtoi ai.

Eksperti theksoi se Rexhepi ka gëzuar një status të veçantë dhe ka pasur lidhje me kriminelë të fuqishëm turq që e favorizonin.

“Ai ka mbajtur lidhje me Turqinë dhe me Greqinë, ku janë krijuar linja për transportin e drogës, si në anën detare ashtu dhe në atë tokësore,” tha Karamuço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026