Reshje bore dhe temperatura të ulëta, si paraqitet situata e motit në qarkun Shkodër

12 Janar 2025 | 10:13

Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të ulëta shoqëruar me reshje të shumta shiu dhe bore në pothuajse gjithë territorin.

Drejtoria Rrugore e Shkodrës bëri me dije se akset rrugore që mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në të gjitha akset në zonat malore ka prani të dëborës dhe erë të fortë.

“Nga bashkia Shkoder , informohemi se kemi reshje debore dhe tempratura te ulta ne zonat malore.

Aksi rrugor Boge – Breg Lumit eshte i kalueshem.

Nj.A. Shale dhe Shosh jane pa Energji Elektrike.

Aksi rrugor Kire – Shosh eshte i bllokuar si pasoje e shembjeve te dherave edhe te reshjeve te Bores.

Nga bashkia Malësi e Madhe , deri ne keto momente nuk raportohen probleme te EC.

Nga bashkia Vau Dejes , informohemi se kemi mungese te furnizimit me energji elektrike ne Nj.A. Vau Dejes, Hajmel, Vig Mnele, Temal dhe Shllak.

Nga bashkia Puke , trashesia e debores arrin deri ne 5 cm, nuk raportohen probleme te EC.

Nga bashkia Fushe Arrez, informohemi se vazhdojne reshjet e debores te shoqeruara edhe me era te fuqishme, ku deri tani trashesia e debores i kalon 20 cm, rruget nacionale jan te hapura por qarkullimi behet me zinxhir, ndersa rruget rurale qe lidhin bashkine Fushe-Arrez me Nj.A. Iballe dhe fshatrat rreth saj deri ne Firze jan te bllokuar. Gjithashtu ka probleme me furnizimin me energji elektrike ne Nj.A. Qafe-Mali, Iballe dhe Blerim.

Nga OShE informohemi se ka problem vetem ne fidrat ne zonen e Vaut Dejes ne te cilen nje pjese eshte riparuar dhe po vazhdon puna, ne gjithe zonat tjera nuk kemi probleme”, bëhet me dije përmes një njoftimi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026